
Sipas Europol secili prej anëtarëve të organizatës mori rol të ndryshëm brenda zinxhirit të trafikut të drogës. Ndërkohë që shqiptarët e Dubait kryesisht luanin rolin e investitorëve, ku sipas hetimeve kishin financa të blinin deri në 1 ton kokainë në javë.
Organizata policore europiane e luftës kundër krimit “Europol” në bashkëpunim me autoritetet spanjolle shkatërroi një rrjet të gjerë të trafikut të drogës duke sekuestruar 6 ton kokainë dhe 6 milionë euro.
Në hetimin e nisur më 20 qershor 2022, në shtete si Bullgaria, Kolumbia, Kosta Rika dhe Panama, u zbulua se rrjeti ishte i përberë nga shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja, të cilët organizonin trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të i Evropës, kryesisht në portet e Spanjës.

Sipas Europol secili prej anëtarëve të organizatës mori rol të ndryshëm brenda zinxhirit të trafikut të drogës. Ndërkohë që shqiptarët e Dubait kryesisht luanin rolin e investitorëve, ku sipas hetimeve kishin financa të blinin deri në 1 ton kokainë në javë.
“Hetimi i nisur në qershor 2022 zbuloi këtë rrjet të trafikut të drogës që vepronte në tre kontinente. Anëtarët e rrjetit – shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja – organizuan trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë.
...Anëtarë të tjerë shqiptarë, me qendër në Dubai, vepruan si investitorë – ata siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia. Anëtarët e rrjetit gjithashtu pastronin të ardhurat nga krimet e tyre. Inteligjenca sugjeron se rrjeti kriminal kishte kapacitet për të marrë deri në një ton kokainë në javë. Dërgesat u kryen nëpërmjet ngarkesave ajrore dhe kontejnerëve detarë”, thuhet në njoftimin e Europol.

Nga hetimet policore, siaps Europol, ka rezultuar se anëtarët e rrjetit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorrën kokainën gjatë natës.
Në tetor 2024, autoritetet kapën 4.1 ton kokainë në Panama, me destinacion Spanjën, në lidhje me këtë rrjet.
Sipas Europol rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës me një total prej rreth gjashtë tonësh. Gjithashtu, autoritetet e zbatimit të ligjit kishin sekuestruar edhe dy ton kokainë në Spanjë që nga fillimi i hetimeve.

“Në tetor 2024, autoritetet kapën 4.1 ton kokainë në Panama, me destinacion Spanjën, në lidhje me këtë rrjet. Rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës që arrijnë në mbi shtatë tonë. Gjithashtu, autoritetet e zbatimit të ligjit kishin sekuestruar edhe dy ton kokainë në Spanjë që nga fillimi i hetimeve”, njofton se Europol.

Në rezultatet e aksionit, të realizuar në tre faza, midis dhjetorit 2024 dhe janarit 2025 Europol thotë se janë kryer 22 arrestime në Spanjë si dhe 27 bastisje shtëpish.
Europol thotë se krahas sasive të drogës sekuestroi 6.5 milionë euro cash, 35 automjete, përfshirë 8 makina luksoze (vlerësuar rreth 2.5 milionë euro), orë luksoze dhe stoli ( vlerësuar rreth 1.5 milionë euro) 48 armë si dhe 53 llogari bankare të ngrira nëpër banka.

Siaps Europol rritja e dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si dhe depërtimi i rrjeteve kriminale në biznese të ligjshme dhe të paligjshme në Bashkimin Europain nxiti krijimin e një Task Force Operacionale në Europol.
Europol tha se koordinoi gjatë hetimit, shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve kombëtare, duke i bashkuar ato për të synuar në mënyrë efikase të gjithë rrjetin e trafikut të drogës.
Lini një Përgjigje