Kronike17 Mars 2023, 22:12

FNSH "blindon" Vlorën, kontrolle për kapjen e personave në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

FNSH "blindon" Vlorën, kontrolle për kapjen e personave

FNSH ka blinduar sërish Vlorën, me qëllim kapjen e personave në kërkim. Mësohet se efektivët kanë ngritur postblloqe në disa prej akseve të qytetit bregdetar, kryesisht në rrugën Transballkanike, por edhe në rrugën që të lidh me bregdetin si dhe me fshatrat e qytetit.

Sipas informacioneve, janë duke u kontrolluar makina luksoze dhe me xhama të zinj me qëllim ndalimin personave që mund të jenë në kërkim.

Mësohet se gjatë ditës ka pasur kontrolle dhe në disa fshatra, pasi është shtuar ndjeshëm fenomeni i shtëpive të barit.

fnsh vlore kontrolle krime