Kronike17 Mars 2023, 16:58

Gjykata e Lartë vulos dënimin për Julian Sinanajn, vrasësi me pagesë do të qëndrojë 30 vite në qeli

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë vulos dënimin për Julian Sinanajn, vrasësi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj. Ai u dënua me 30 vite burg nga shkallët e tjera gjyqësore dhe ankimoi vendimin, por Gjyakata e Lartë nuk ka pranuar ulje të tij.

Dënimi i dhënë më 3 mars 2017 nga ish-Apeli për Krime të Rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.

Ndërsa për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen pasi ai ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.

Gjykata e Apelit, dënoi me 30 vite burg Sinanajn dhe për 25 vjet shteti shqiptar ka detyrën të sigurojë jetën e tij çka do të thotë se gjatë kësaj periudhe, ai  nuk do të mbahet në të njëjtat kushte si të dënuarit e tjerë, por do të ruhet edhe në burg nga reparti i mbrojtjes së dëshmitarëve.

Julian Sinanaj ka rrëfyer se është paguar për disa episode kriminale. Apeli e konsideroi atë fajtor duke i dhënë 12 vite burgim edhe për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

 

julian sinanaj vrasje