Kronike17 Mars 2023, 19:58

Me 305 km/orë në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici Aleks Visha dhe i bllokohet Lambroghini

Shkruar nga Pamfleti

Me 305 km/orë në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici

Policia rrugore e Tiranës ka bllokuar mjetin tip Lambroghini, i cili lëvizte me mbi 300 kilometra në orë në tunelin e Kalimashit.

Bëhet fjalë për automjetin e personazhit të “Tik Tok” Aleks Visha, i cili kishte postuar një video me 305 km/orë.

Video e postuar prej tij tregonte shpejtësinë e çmendur me të cilën po lëvizte Visha në tunelin e Kalimashit. Polic ai ka bllokur mjetin dhe e ka gjobitur me 100 mijë lekë gjobë.

Me 305 km/orë në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici

Njoftimi i policisë

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi Aleks Visha.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip "Lamborghini" me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

 

alsks visha lambroghini gjobe