Kronike17 Mars 2023, 13:41

U arrestua për 250 mijë lekë, lirohet nga burgu nëna lehonë; prokurori kërkon kohë për të paguar gjobën

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për 250 mijë lekë, lirohet nga burgu nëna

Gjykata ka liruar nënën lehonë që u arrestua 8 ditë pas lindjes. Diana Bahçja, 26-vjeçarja që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën e saj për braktisje të vajzës nga martesa e parë ka dalë sot në gjykatë. Ajo ka deklaruar se gjatë arrestimit i ka treguar policëve se kishte një fëmijë në gji, ndërsa ka folur dhe për vajzën.

U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh”, ka thënë nëna e re.

Ndërkohë mbrojtja kërkoi lirimin e menjëhershëm, me të cilin ishin dakord dhe prokurorët, por kërkuan shlyerjen e gjobës prej 2.5 mln lekësh të vjetra.

Pasi avokati i nënës lehonë ka deklaruar se do të gjejë lekët për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh, prokurori Endrit Bimi i ka kërkuar gjykatës që të lirojë nënën lehonë Diana Bahçja Hoshi dhe t’i japë kohë që të paguajë gjobën.

Prokurori Endrit Bimi është shprehur se është dakord që të revokojë akuzën ndaj nënës lehonë, nëse do të paguhet gjoba prej 250 mijë lekësh.

“Vendimi i ekzekutimit është i qershorit 2022. A është në gjendje shtetasja të paguaje gjobës. Nëse na paguani gjobën për pjesën e mbetur organi i akuzës është dakord të revokojë vendimin me burg”, thotë prokurori.