TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2025, 19:31

Forcat Operacionale dhe FNSH aksion "blic" në Vlorë, kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe pesona në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Forcat Operacionale dhe FNSH aksion "blic" në Vlorë,

36-vjeçari Dalan Alliaj u vra mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës, pasi u qëllua me 6 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj. Ende mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa autori ka deklaruar se "e bëri për një arsye të fortë”.

Pas ngjarjeve të fundit kriminale dhe me qëllim rritjen e sigurisë publike, policia ka shtuar masat në disa pika kryesore në qytetin e Vlorës, teksa Forcat Operacionale dhe FNSH-ja po kryejnë kontrolle ‘blic’. 

Kontrollet janë përqëndruar te drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe tek ata që dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta apo nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, po kryhen verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha akset kryesore të qytetit, me synimin për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të garantuar rendin e qetësinë publike në Vlorë.

 

Lini një Përgjigje