
Florand Karemani dhe Mamica Korteshi janë çifti i bashkëshortëve që u arrestuan në zonën e Selitës në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2” për shitje të lëndëve narkotike.
Çifti i bashkëshortëve kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar për shitjen e drogës.
Banesa e tyre ruhej nga kamera me rezolucion të lartë dhe në momentin që policia shkonte për kontroll, bashkëshortja nuk e hapte derën e banesës derisa eliminonte lëndën narkotike.
Kujtojmë se ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Dy bashkëshortët përdornin nipin e tyre, i cili në katin e parë merrte paratë nga blerësit e dozave të kokainës dhe më pas konsumuesi ngjitej në katin e katërt për të marrë lëndën narkotike.
“Në Tiranë janë arrestuar 60 persona, tre janë femra. Në zonën e Selitës një çift bashkëshortësh ishin të infiltruar në shitjen e drogës. Ata kishin krijuar dhe një skemë. Në katin e poshtëm, në një lokal qëndronte nipi i zonjës, i cili merrte paratë dhe më pas ngjitej në katin e dytë të banesës dhe merrte mallin. Madje kishin vendosur kamera vëzhgimi me rezolucion të lartë dhe zonja nuk hapte derën kur policia ushtronte kontroll derisa hidhte në tualet lëndën narkotike. Ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre”, tha gazetari Esido Barkaj për “Vizion Plus”.
Lini një Përgjigje