Policia e Vlorës ka proceduar penalisht administratorin dhe menaxherin e një karburanti në portin e Himarës, pasi u kapën duke shitur karburant në mënyrë të paligjshme.
Pas informacioneve të siguruara për aktivitet të jashtëligjshëm në një subjekt që tregton hidrokarbure, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë organizuan një kontroll në portin e Himarës.
Gjatë operacionit, u konstatua se përfaqësuesit e subjektit po shisnin rreth 6,000 litra benzinë për mjete lundruese, përmes një autoboti, pa përdorur pajisje fiskale automatike, në shkelje të ligjit për fiskalizimin.
Policia nisi procedim penal për shtetasin S.K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit, dhe M.R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i subjektit.
Lini një Përgjigje