Kronike 2 Mars 2024, 10:34

Gjetën vdekjen babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, dy pistat e hetimit për shpërthimin në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti
Gjetën vdekjen babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, dy
Pamje nga shpërthimi në kapanonin në Lushnje

Grupi hetimor po punon mbi dy pista hetimi mbi shpërthimin e rëndë të ndodhur dje në Lushnje ku humbën jetën babë e bir dhe 7 u plagosën.

Babe e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë, kane qene duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit). 

Dyshimi i parë: Ka rënë nga lartësia njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërtimin.
Dyshimi i dytë: Vinçi ka prekur telat e energjise dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Bilanci i shpërthimit në Lushnje:

Të vdekur
Roland Hoxha
Elidon Hoxha
Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi
2- Sokol Lumi (në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
3- Bujar Çela (deputet i PS) në operacion te spitali i Traumës
4- Ervis Sharka
5- Lunedi Golemi
6- Ilia Sota
7-Erigjet Gorovelli