Gjykata e Vlorës ka shfryrë operacionin që u trumbetua me aq bujë nga policia pak ditë më parë. Uniformat blu dhanë alarmin se në Vlorë ishin gjetur bimë opiumi dhe u arrestua 54-vjeçari Tolem Lamaj.
Vetë Lamaj, me profesion mësues, e ka hedhur poshtë këtë fakt. Sipas Lamaj, bëhet fjalë për një bimë të egër që ka mbirë vetë në fshat dhe nuk ka lidhje me opiumin. Ai ka thënë se arrestimi e ka rënduar ndërsa tashmë beson te vendosja e drejtësisë në vend. “Nuk e kam dëgjuar asnjëherë fjalën opium”, mësohet të ketë thënë Lamaj.
“Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”. Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium”, njoftonte policia.
Lini një Përgjigje