TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 10:11

"Gjynah për shoferin, e kanë kap"/ Rexhep Rraja në krye të grupit që goditi SPAK, përgjmet në SkyECC zbulojnë si u sekuestrua 236 kg drogë në Turqi

Shkruar nga Pamfleti
"Gjynah për shoferin, e kanë kap"/ Rexhep Rraja në krye
Rexhep Rraja

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, rezulton të ketë drejtuar një nga grupet kriminale të goditura nga SPAK, të përfshira në trafikimin e rreth 2.4 tonëve marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, grupi i drejtuar nga Rexhep Rraja kishte rolin e organizatorit dhe porositësit të trafikut të 236 kilogramëve marijuanë, të sekuestruar më 26 janar 2021 në pikën kufitare Kapikule të Turqisë.

Hetimet kanë dokumentuar komunikimet mes anëtarëve të grupit, përplasjet pas bllokimit të drogës dhe dyshimet për persona që mund të kenë tradhtuar skemën. Në këtë grup bënin pjesë edhe Përparim Rraja, pronar i gurores në Borizanë, si dhe Gazmir Rraja, së bashku me Bujar Sefa (alias “Xaka”), Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani, shoferi i kamionit.

Sipas SPAK, Agim Nina mbante kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesin e kamionit dhe informonte anëtarët e tjerë për lëvizjet e mjetit në doganën Edirne–Kapikule, përmes komunikimeve në “WhatsApp”. Edhe pse kamioni me targa shqiptare kaloi fillimisht skanerin, autoritetet turke e ndaluan mjetin për kontroll fizik, ku u zbulua lënda narkotike e fshehur në tavan.

Mëngjesin e 27 janarit 2021, drejtuesi i kamionit humbi kontaktet me anëtarët e grupit, pasi mjeti u mbajt në ambientet e doganës turke për kontroll të detajuar.

Përgjimet në SKY ECC:

“O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj”, i shkruan Gazmir Rraja -Bujar Sefës.

Gazmir Rraja i shkruan Sefës se me 99% drejtuesi i kamionit është arrestuar, por ende asgjë nuk ka dalë në lajme.

"Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala", vijon ai.

Një ditë më pas, më 38 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Sefës se kamioni ishte kapur pasi shoferi kishte marrë në telefon nusen e vet dhe e kishte njoftuar në lidhje me ndalimin e tij.

Gazmir Rraja: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah për shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti të gjith nga pak Kina pas

rexhep rraja spak rexhep rraja përgjimet sky ecc

Lini një Përgjigje