TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Dhjetor 2025, 08:25

Dogji qëllimisht dy automjete në Shkodër, arrestohet autori 19-vjeçar; i sekuestrohet mitraloz dhe drogë

Shkruar nga Pamfleti
Dogji qëllimisht dy automjete në Shkodër, arrestohet autori
Pamje nga arrestimi

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër, pais dyshohet si autor i dy zjarrvënieve të qëllimshme. 

Mësohet se ka filluar procedimi penal edhe për një 16-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndihmuar 19-vjeçarin të digjte dy automjete. 

Nga kontrolli i uniformova blu në banesën e 19-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces” Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”. Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

zjarrvenie e qellimshme arrestim ne shkoder

Lini një Përgjigje