Kronike 5 Tetor 2023, 13:25

Gjyshi i 3-vjeçarit akuza mjekut Roland Xhaxho: Na vrau djalin, nëse shteti nuk merr masa do t'i marrim vetë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyshi i 3-vjeçarit akuza mjekut Roland Xhaxho: Na vrau djalin, nëse

Gjyshi i 3-vjeçarit, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën private ‘Splent Dent’ në rrugën e Kavajës, tha se mjeku Roland Xhaxho u ka vrarë djalin. Guri Spahiu u shpreh se nëse shteti nuk merr masa do t'i marrin vetë.

‘Nuk u përmend. Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktorat e çuan në intubim se na thanë që djali është në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën. Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon. Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën. Në prezencë të tyre u thashë mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Djali im nuk kishte probleme. Ata e kanë marrë doktorët spitalit, kanë ndenjur aty kanë filluar problemet.

Ne kemi bërë denoncimin do ta ndjekim hap pas hapi. Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje të marrim vetë masat. Na ka vrarë djalin, jo që e vrau por u tregua një kriminel se kërkoi të fshihte ngjarjen. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt”, tha gjyshi i 3-vjeçarit për “Report Tv”.

gjyshi deklarate shteti akuza