
Eduart Merkaj do të jetë drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Merkaj më parë ka mbajtur role drejtuese në Policinë e Shtetit, duke përfshirë edhe Drejtorinë e Kufirit.
Por ai u largua nga ky pozicion me firmën e Gledis Nanos, ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në atë kohë, largimi i Merkajt u lidh me një skandal në portin e Durrësit ku nga kontejneri me banane janë zhdukur 50 arka që mund të kenë pasur kokainë. Pas largimit nga funksioni drejtues, Merkaj u tranferua në Akademinë e Sigurisë.
Emërimi i Merkajt vjen pas dorëheqjes së Florian Sulejmanit. Merkaj është nga drejtuesit e parë që është emëruar nga momenti kur Albana Koçiu mori detyrën e Ministres së Brendshme.
Lini një Përgjigje