
Një servisi automjetesh në zonën e Fushë-Krujës i është vendosur një sasi tritoli, duke i dëmtuar qepenin.
Pronari i servisit, shtetasi A. G., ka bërë njoftimin në polici pasi ka konstatuar dëmtimin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.
“Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje