
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Divjakë, ku një 32-vjeçar u vra me thikë në një lokal.
Mësohet se i riu u qëllua me thikë teksa ishte ulur me disa miq brenda një lokali në fshatin Kryeqkuq.
Policia e Fierit, pas disa orësh kërkim ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e vrasjes në zonën e Divjakës, 25-vjeçarin Xhesion Toromani personi që qëlloi disa herë me thikë 32-vjeçarin Besmir Kumria, duke e lënë të pajetë.
Toromani ka mbërritur me makinë në vendngjarje dhe ka shkuar menjëherë në tavolinën ku qëndronte viktima duke e qëlluar me thikë pa i thënë asnjë fjalë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 25-vjeçari Toromani bvrau shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. 25-vjeçari akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Lini një Përgjigje