
Ditën e djeshme u zhvillua një aksion në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan 14 persona.
Gazetarja Etleva Delia tha se gjatë operacionit u sekuestruan armë, radio dhe veshje si të policisë.
Delia u ndal edhe tek arrestimi i të shumëkërkuarit Aldo Avdylaj.
Arrestimin e tij e cilësoi si një lajm të mirë, pasi ishte një person me rrezikshmëri të lartë, por dhe një surprizë pasi mendohej të ishte jashtë shtetit, ndërkohë që ndodhej në një shtëpi të marrë me qira në mes të Tiranës.
“Ishte një surprizë. Askush nuk e priste që Aldo Avdyli të ishte në Shqipëri, e aq më pak në Tiranë. Nga bisedat që zhvilloheshin në Sky ECC ishte një person që ndihmohej vazhdimisht që t’u shpëtonte forcave të policisë dhe të figuronte sikur jashtë edhe pse mund të ishte bë Shqipëri. Ndodhi e kundërta, ai ka qenë brenda Tiranës. Arrestimi i tij është një lajm i mirë, pasi ishte një person me rrezikshmëri të lartë.”
Gazetarja Delia u ndal edhe te ekstradimet nga Dubai, të cilat i cilësoi një sukses të madh, pasi më parë Duabi konsiderohej si një “strehë e sigurt” për të kërkuarit nga autoritetet shqiptare.
“Dubai nuk është më një strehë e sigurt dhe këtë e kemi thënë prej muajsh. Gjatë këtij viti janë ekstraduar tetë persona që do të thotë se është një sukses i madh.”
Lini një Përgjigje