TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2025, 18:14

Arrestohet në Durrës bashkëpunëtori Aldo Avdylit, i mori me qira shtëpinë ku strehohej

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet në Durrës bashkëpunëtori Aldo Avdylit, i mori me

Ditën e sotme është arrestuar në Durrës Dorjan Sherifi, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli.

Ky i fundit u arrestua këtë të martë në një apartament pranë “Liqenit të Thatë”.

Sherifi ishte bashkëpunëtori i Aldo Avdylit.

Aldo Avdyli ishte në kërkim nga SPAK për dyshimet lidhur me atentatin ndaj Edmir Bregut, dhe arrestimi i tij ka qenë pjesë e hetimeve intensive të organit të posaçëm.

Aldo Avdyli prej kohësh ai ishte shpallur në kërkim pasi emri i tij doli në përgjimet e dosjes Metamorfoza dhe së fundmi, në dosjen e ‘Rrumit’.

I riu akuzohet si pjesë e grupit kriminal që bënte vrasje me pagesë si dhe për grabitje pronash në bregdet. Aldo Avdyli, sipas burimeve mësohet se kryente vrasje në llogari të personave të tjerë kundrejt pagesës.

Lini një Përgjigje