
Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i 33-vjeçarit në Tiranë, i cili akuzohet se vodhi kasafortën e të atit brenda në banesë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga u vu Ervin Skana dhe para efektivëve ai pretendoi se kishte borxhe për të shlyer, por pa dhënë deklarime të plota.
Denoncimi për vjedhjen në polici u bë nga i ati i Ervinit, Hamit Skana. Ky i fundit u tha hetuesve se nuk kishte dijeni për autorët dhe se banesa nuk i ishte grabitur me thyerje.
Pasi u vunë në dijeni për ngjarjen, efektivë të komisariatit numër 3 nisën hetimet dhe në sajë të pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se autor i vjedhjes ishte djali i shtëpisë.
Ervin Skana, në momentin e arrestimit u kap me kasafortën me para në duar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura, 10 530 paund dhe 27 030 euro, si dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Cfare djal kurv, vjedh djersen e babin
.