TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 13:43

Gruaja iu vetëvra, Xhemal Loka mohon akuzat në gjyq: Më kanë kërcënuar njerëzit e saj!

Shkruar nga Pamfleti
Gruaja iu vetëvra, Xhemal Loka mohon akuzat në gjyq: Më kanë
Xhemal Loka në gjyq

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka, në sallën e gjyqit ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Ai ka pohuar se ka pasur zënka në çift si çdo familje, por jo deri në pika ekstreme.

Në gjykatë ai ka mohuar akuzat, ndërsa ka rikujtuar edhe fjalët e fundit të gruas në spital.

Kur kemi qenë në spital në Tiranë, gruaja është përmendur dhe ai e ka pyetur se përse e bëre këtë ? Më tha që kam qenë shumë e mërzitur.’- ka deklaruar ai.

45-vjeçari kërkoi një masë të butë duke argumentuar se ka 4 fëmijë në ngarkim.

Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vehte.

Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim.’- ka deklaruar Xhemal Loka.

Ngjarja e rëndë u shënua më 2 janar por u bë publike më 5 janar 2024 ndërsa Loka u arrestua një ditë më pas.

 Familjarët e Xhemal Lokës kanë shkuar sot në Gjykatën e Durrësit ku 45 vjeçari doli për vlerësimin e masës së sigurisë.  

Nëna e Xhemalit thotë se i biri ia kishte falur Bedrijes historinë e postimit denigrues në Tik Tok. Flasin dhe për një konflikt të vjetër mes familjes së tyre dhe vëllezërve të Bedrijes mbi vjedhjen e 40 mijë eurove në banesën e familjes Loku. Duket që ky konflikt i vjetër u rihap më 3 janar ditën kur do ta merrnin trupin e pajetë nga morgu.

Edhe vëllai i Xhemal Lokës, Fatmiri ka hedhur poshtë akuzat e vëllezërve të Bedrie Lokës, se ajo është shtyrë drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj i cili e dhunonte. Sa u takon deklaratave të fëmijëve për dhunë, ai tha se ata janë kërcënuar nga dajat.

Duket që familjarët kanë qenë në dijeni të dhunës që Xhemal Loka ushtronte ndaj Bedrijes. E pranon në fjalën e saj dhe vetë vjehrra.

"Më kanë akuzuar mua se nana ka nxit djalin të rrahë nusen. Edhe vajza e nuses ka pirë dy herë helmin. E dinë ajo se unë kam qenë në Greqi” thotë ajo.

xhemal loka

Lini një Përgjigje