Ditën e sotme në orën 12:00 do të mbahet seanca për masat e sigurisë për të arrestuarit e “Metalurgjikut”.
16 persona 9 prej të cilëve të huaj përfunduan në pranga në Elbasan pasi kryen krime kundër mjedisit.
Mësohet se të arrestuar shtetasit: Juncheol Chung–shtetas korean, Prakash Kadel–shtetas nepalez, si edhe shtetasit indianë: Rahul Pal, Styend Pal, Munna Singh, Rajesh Yadav, Aaditiya Raj, Rahul Pal, Dheeraj Kumar.
Ndërsa të arrestuarit shqiptarë janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi dhe Eglis Flaga.
Pas ankesës së banorëve të zonës së Bradasheshit, policia dhe prokuroria Elbasan bashke me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, zbuluan se dy biznese të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, në lidhje me ferro kromin dhe Ferro Aliazheve konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.
Nga kontrolli në terren u konstatua se kompania GSA Ferrokrom nuk trajtonte dhe nuk dërgonte në asnjë operator të licencuar mbetjet e hirit nga sistemi i Pluhur kapjes. Ndërsa kompania CC ALB nuk respektonte kriteret për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive.
Për këto shkelje kompanive me administrator Ilir Londo dhe Ergis Flaga iu pezullua aktiviteti dhe u gjobiten me gjobë 10 dhe 3 mln lekë të rinj.
Në pranga përveç administratorëve ranë edhe drejtorë prodhimi; inxhinierë/drejtues teknik; përgjegjës turni/operator furre/punëtor.
Nën përgjegjësi penale u vendos edhe shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Lini një Përgjigje