
Identifikohet viktima i gjetur i djegur në automjetin e tij në Llogara, Vlorë. Raportohet se personi që u dogj në makinë në Llogara është një ish-punonjës policie Artjol Xhelo 32 vjeç.
Mësohet se ai është nga Ura Vajgurore ndërsa në vitin 2023 është larguar me dorëheqje nga policia.
Sipas familjarëve ai kurohej me depresion dhe ishte i shqetësuar për punësimin. Madje ai u kishte thënë familjarëve se: "Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi".
32-vjeçari u gjet i pajetë në sediljen e shoferit dhe paraprakisht, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes brenda mjetit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten edhe konkluzionet zyrtare nga ekspertiza.
Lini një Përgjigje