
Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Polikarpoi, Pela, mbrëmjen e së dielës.
Mediat greke raportojnë se viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, po drejtonte automjetin e tij, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, por viktima ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet.
Lini një Përgjigje