Janë publikuar fotot e 4 viktimave të cilët humbën jetën ditën e djeshme tragjikisht në ujërat e liqenit të Banjës në Gramsh.
46-vjeçari Arben Zogu, bashkë me dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipin, Melsi Zogu, 20 vjeç, ishin futur për t’u larë në liqen, por nuk arritën të dilnin të gjallë prej tij.
Ata u nxorën të pajetë nga polumbarët pas 90 minutash kërkime.
Policia dyshon se njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur dhe për këtë arsye kanë shkuar njëri pas tjetrit për t’i dhënë ndihmë, por nuk kanë mundur. Për pasojë kanë tërhequr njëri-tjetrin poshtë.
Sakaq, forcat e zjarrfikëses thanë se në këtë zonë ka gropa brenda liqenit që ishin bërë gjatë ndërtimit të HEC-it.
Lini një Përgjigje