
Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” për Soni Pepën, i cili u ekstradua nga Punta Cana, në vendin tonë dy ditë me parë.
Në seancën gjyqsore, Pepa është shprehur se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.
41 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK për dosjen e njohur si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbulua aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 ton kokainë nga Amerika Latine në drejtim të BE.
Lini një Përgjigje