TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2025, 12:03

Atentati në Shkodër, Ragip Gilës iu gjet shishe me benzinë; do digjte automjetin pasi kreu masakrën

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Shkodër, Ragip Gilës iu gjet shishe me benzinë;

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Shkodër.

Në momentin e arrestimit policia i ka gjetur 29-vjeçarit Ragip Gila një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMË ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia i sekuestroi autorit dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua jeleku antiplumb edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës, duke i marrë jetën 2 personave dhe plagosur dy të tjerë

Policia e Shkodrës informoi po ashtu se u sekuestrua edhe motori, pa targë e numër shashie, me të cilin shkoi në vendin e ngjarjes.

atentati me dy viktima ne shkoder ragip gila

Lini një Përgjigje