Kronike 1 Qershor 2023, 11:35

I dënuar me 14 vite burg në Itali, kapet i shumëkërkuari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 14 vite burg në Itali, kapet i shumëkërkuari

Një 47-vjeçar është vënë në pranga si i shpallur në kërkim për drogë në Itali. Armand Dani (Isaj), banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër është dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim nga autoritetet italiane.

Pritet ekstradimi i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Interpol Tiranës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në lagjen “Dobraç”, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

- Armand Dani (Isaj), 47 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Shtetasi Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.”-njofton policia.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

arrestim