Kronike 1 Qershor 2023, 07:45

Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Itali, mediat vendase zbardhin detajet si ndodhi ngjarja pas mesnate

Shkruar nga Pamfleti

Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Itali, mediat vendase

Një shqiptar është vrarë në Itali mbrëmjen e djeshme në Itali.

Viktima është 33-vjeçari shqiptar Alfonso Kola.

Sipas mediave italiane, shqiptari u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, e më pas ndërroi jetë gjatë natës. 

Ai mbërriti në spital në kushte të rënda e nuk mundi dot të mbijetonte, pavarësisht se i iu nënshtrua një operacioni delikat. 

Një person është në arrest për vrasjen e Kolës. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit. Ai u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

alfonso kola itali