
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke qarkulluar me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë.
Në pranga ka rënë Eqerem Sorra, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e policisë i gjetën brenda një çante sportive 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Mësohet se Sorra ka qenë më parë i dënuar në Kaliforni me 8 vite burg në lidhje me një rast përdhunimi.
"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Delvinë, operacioni policor i koduar “Ngarkesa”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve intensive të ndërmarra nga strukturat e komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbështetjen dhe të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë qytetet e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim dhe kontrollin e shtetasve me precedent penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ngarkesa”.
Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
E. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje