TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 10:54

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, autoambulanca përplaset me një makinë; 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Urën e Kardhiqit në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Si pasojë kane mbetur të lënduar tre persona dy drejtues të automjeteve të përfshira me aksident dhe pacienti i cili transportohej me autoambulancen e përfshirë në aksident.

Bëhet e ditur nga veprimet fillestare hetimore se automjeti tip BMW me targa TR8732L i ka prerë rrugën autoambulancës së Spitalit të Tepelenës me targa AB220AT. Për pasojë autoambulanca pas përplasjes në krahun e djathtë, ka përfunduar anës rrugës ndërsa automjeti BMë është dëmtuar në pjesën frontale.

Kjo e fundit vinte nga drejtimi jugor ndërsa autoambulanca transpoetonte një pacient në Reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës. Pacienti pas përplasjes është dëmtuar edhe më ndërsa kanë ngelur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve respektive. Policia po heton për të zbuuar shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje