Një tentativë arratisjeje nga burgu i Fierit është ndalur në momentet e fundit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur i burgosuri Bledar Selmanaj, tentoi arratisjen teksa ishte në ajrim. Sipas raportimeve, Selmanaj tentoi të dilte nga rrethimi, por në momentin e fundit është pikasur nga një prej gardianëve, që mesa duket i ka prishur planet.
Selmanaj është i dënuar për vrasjen e Xhulian Bullarit.
Në 2021, Selmanaj ka tentuar vetëvrasjen në burgun e Peqinit, atje ku ndodhej fillimisht si i dënuar. Nga raportimet e asaj kohe, mësohet se Selmanaj tentoi vetëvarjen në qeli, por një ndërhyrje e gardianëve ka shmangur ngjarjen e rëndë.
Pak muaj pas tentativës së vetëvrasjes, Selmanaj kishte planifikur arratisjen. Në dhjetor të 2021, ai ndodhej në spitalin e burgut, ku ishte dërguar për mjekim, pas tentativës së vetëvrasjes. Nga spitali i burgut ai planifikoi arratisjen, ndërsa u kap në momentet e fundit, duke i dështuar plani.
Si ndodhi vrasja?
Bledar Selmanaj u arrestua më 21 gusht 2021 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës.
Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
Bullari u gjet i vdekur në një makinë tip 'Fiat Punto, i qëlluar me tre plumba nga pasagjeri.
Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj.
Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.
Xhuljano u lirua nga burgu dy vite para se të vritej, ndërsa Selmanaj pak javë para se të arrestohej për krimin.
Selmanaj ka mohuar vazhdimisht se ai ishte autor i krimit.
Nga hetimet ka rezultuar se ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që viktima e kishte paguar autorin me euro false.
Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false.
Lini një Përgjigje