
Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Peshkpi–Kot në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.
Në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët pas përplasjes u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Mjekët konfirmuan se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat rrethuan zonën dhe nisën veprimet hetimore. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë faktori kryesor.
Lini një Përgjigje