Kronike11 Dhjetor 2023, 12:05

I dyshuar për disa vrasje, Henrik Hoxhaj kërkesë gjykatës: Më ktheni statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

I dyshuar për disa vrasje, Henrik Hoxhaj kërkesë gjykatës:

Në seancën paraprake në kuadër të operacionit ‘’Plumbi i Artë’’, një kërkesë interesante është nga i dyshuari për disa vrasje Henrik Hoxhaj.

Ky i fundit nëpërmjet avokatit të tij kërkon që t'i kthehet statusi i bashkëpuntorit të drejtësisë.

Kjo përshkak se gjykata ia hoqi me arsyen se ai nuk ka treguar për disa ngjarje për të cilën ai ka qënë autor apo bashkëpuntor, raporton oranews.

Ai i ka treguar gjykatës se ka qenë bashkëpuntori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpuntor tjeter.

Me heqjen e statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.

Hoxhaj ka qenë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera.

 

henrik hoxhaj gjykate bashkepunetor i drejtesise