TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2026, 12:30

Dhunimi i avokatit Cakrani, policia identifikon njërin prej autorëve (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Dhunimi i avokatit Cakrani, policia identifikon njërin prej autorëve
Kujtim Cakrani, avokati i dhunuar

Policia ka arritur të identifikojë njërin prej dhunuesve të avokatit Kujtim Cakrani, i cili mbron edh eish-Presidentin Ilir Meta në procesin që ka me SPAK.

Cakrani u dhunua mesditën e së dielës në qytetin e Vlorës, ndërsa u qëllua me mjete të forta, teksa ndodhej duke furnizuar automjetin me karburant.

Në një njoftim zyrtar, Policia bën të ditur se një prej dhunuesve është identifikuar si Skerdilajd Xhindi, 40 vjecc, i cili është shpallur në kërkim.

Ndaj tij është ngritur akuza e plagosjes së rëndë me dashje, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personit tjetër. Ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja e dhunimit të avokatit, ndërsa dyshohet se ai është goditur me sende të forta (dorezë metalike) që i ka shkaktuar hematoma dhe dëmtime, veccanërisht në pjesën e pasme të kokës.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën  penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. Xh. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Shtetasi K. C. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

kujtim cakrani dhuna vlore

Lini një Përgjigje