TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2026, 11:41

Atentati i dështuar me tritol në Konsipol, shpallet në kërkim 54-vjeçari nga Lezha

Shkruar nga Pamfleti
Atentati i dështuar me tritol në Konsipol, shpallet në
Policia

Një 54-vjeçar nga Lezha është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është autor i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Mirash Gjikola, në zonën e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në bashkinë Konispol.

54-vjeçari Dedë Gjini akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv, kanosje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Ngjarja është sinjalizuar nga vetë Mirash Gjikola, 57 vjeç, person me precedent penal, i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Gjikola ka njoftuar policinë pasi gjatë lëvizjes në aksin Shëndëlli–Vrinë ka dëgjuar zhurmë në automjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar një sasi të dyshuar lënde eksplozive të vendosur në mjet.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë shërbime të shumta policie, ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s. Gjatë kontrollit është konstatuar një sasi eksplozivi e shpërndarë në sediljen e pasme të automjetit tip “Nissan”, me targa AA725LG.

 

atentati i deshtuar me tritol

Lini një Përgjigje