Policia holandeze ka zbuluar 500 kilogramë kokainë. Operacioni u zhvillua nga një njësi e forcave speciale e armatosur në zonën e portit të Harderwijkut.
Gjatë operacionit u arrestuan 4 persona, ndërsa u gjet edhe një armë zjarri.
Bastisja u krye të enjten e kaluar në një depo në rrugën Van Leeuwenhoekstraat. Operacioni ishte pjesë e një hetimi për drogë nga policia e Roterdamit.
Në Harderwijk, policia pa dy burra që po nxirrnin drogën e fshehur nga një pajisje. Përveç lëndëve narkotike, u gjet edhe një armë zjarri, e cila u sekuestrua.
Mes të arrestuarve janë dy burra 40-vjeçarë nga Shqipëria. Ata u arrestuan në depo. Po ashtu, u arrestua edhe një burrë 43-vjeçar nga Dordrecht, ndërsa ishte “rrugës për në shtëpinë e tij”.
Një 44-vjeçar nga Utrehti, i cili ndodhej në afërsi të depos, u arrestua gjithashtu. Ai tashmë është liruar, por mbetet i dyshuar në këtë çështje.
Tre të dyshuarit e tjerë janë ende në paraburgim dhe do të merren në pyetje nga hetuesit. Ndërkohë, sasia e drogës është shkatërruar.
Lini një Përgjigje