Irakli Davella, 47 vjeç u vra në një atentat mafioz në Athinë. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë.
Irakli Davella nuk është një person i panjohur për autoritetet greke. Ai njihet si pjesë e një grupi kriminal në Greqi dhe në vitin 2018 sipas mediave greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili quhej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis.
Viktima Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi.
Ndërkohë, sipas mediave greke shqiptari i plagosur Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.
Autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të dy shqiptarëve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata i kanë zënë në pritë me një makinë, që po ditën e sotme ishte raportuar e vjedhur.
Mediat greke raportojnë se viktima Irakli Davella u qëllua me plumb në kokë, ndërkohë që shqiptari i plagosur Edi Lolo po ashtu ka plagë në kokë dhe bark. Viktima me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri.
Lini një Përgjigje