TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2023, 09:34

Atentati me tritol në Shkozet, Artan Hoxha: Ata që merren me fushatë e dinë, paçi fat larg shpërthimeve

Shkruar nga Pamfleti
Atentati me tritol në Shkozet, Artan Hoxha: Ata që merren me
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar shpërthimin e tritolit në Shkozet të Durrësit, i cili pati si shënjestër Aldi Mustafën.

Nga Stambolli, Artan Hoxha ka shkruar lidhur me ngjarjen, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur për shkak të fushatës elektorale.

"Për ne që pimë vetëm kafe turke, Stambolli është vendi ideal për ta shijuar një turke për merak… Tritol të mbarë andej… Më falni, desha të them “javë të mbarë andej nga ju”… E di se ata që merren me “fushatën fituese”, do thonë:”Epo gjëra që ndodhin” !!! Ishallah paçi fat, të gjendeni sa më larg shpërthimit...", shkruan Hoxha në postimin e tij.

Ju rikujtojmë se ditën e djeshme rreth orës 13:56, teksa ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Shkozet-Durrës, 37-vjeçari Aldi Mustafa, ra pre e një shpërthimi me lëndë plasëse.

Mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët dhe në momentin e shpërthimit, makina ishte pranë dy mjeteve të tjera.

Siç duket në pamjet e një kamere sigurie, shpërthimi ka qenë i madh duke mbuluar të gjithë rrugën me tym. Fatmirësisht shoferi nuk pësoi lëndime, teksa hetuesit po mundohen të kuptojnë mekanizmin e përdorur për aktivizimin e lëndës plasëse.

Policia e Durrësit, e cila po kryen hetimet, tha se Mustafa, po lëvizte i vetëm në makinë në momentin e shpërthimit.

Hetimet paraprake treguan se lënda eksplozive ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit, në krahun e pasagjerit. Aldi Mustafa është një personazh i njohur për Policinë e Durrësit, e cila e ka ndaluar në 2021 për arsenal armësh dhe më herët ka qenë i dënuar për çështje të drogës dhe kanosje.

 

aldi mustafa artan hoxha atentati me tritol në shkozet

Lini një Përgjigje