Kronike 3 Qershor 2023, 22:34

I mituri ishte brenda në lokal kur u përplas për vdekje/ Zbulohet dinamika e aksidentit në Bërxullë, makina përfundoi brenda biznesit

Shkruar nga Pamfleti

I mituri ishte brenda në lokal kur u përplas për vdekje/ Zbulohet

Zbulohen të tjera detaje rreth aksidentit me pasojë vdekjen në zonën e Bërxullës në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç humbi jetën nga përplasja e dy mjeteve.

Sipas informacioneve, njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës.

Pikërisht brenda këtij lokali, aty ku përfundoi dhe një nga mjetet, qëndronte fëmija. Lokali është në pronësi të babait të fëmijës. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.

Ndërkohë, policia është duke hetuar shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.

Shoferët e dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Ata u pyetën nga policia për dinamikën e aksidentit.

 

aksident berxulle