TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 10:47

Atentati në Rinas, Dritan Laci: Policia e Shtetit shoqëruese e krimit, oficerë veprojnë si të infiltruar

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Rinas, Dritan Laci: Policia e Shtetit shoqëruese e krimit,
Gazetari Dritan Laci

Fenomeni i elementëve të policisë që shndërrohen në eskortë të krimit po kthehet në një shqetësim madhor, duke ngritur dyshime të forta mbi integritetin e uniformave blu. Gazetari Dritan Laci, tha se raste të përsëritura tregojnë se bota e krimit jo vetëm që ka informacion paraprak për operacionet policore, por në disa raste duket se shoqërohet dhe mbrohet nga vetë ata që duhet ta luftojnë.

Kjo situatë alarmante ka bërë që Policia e Shtetit të perceptohet si një strukturë që i shërben krimit, në vend se ta luftojë atë. Kjo lidhje e errët nuk mund të shpjegohet thjesht si një rastësi, por si një problem i thellë dhe sistematik.

Në qendër të debatit qëndron një pyetje thelbësore: a kemi të bëjmë me një infiltrim të botës së krimit brenda radhëve të policisë, apo me një bashkëpunim të miratuar me konsensus nga krerët e lartë? Dilema është nëse këta oficerë policie veprojnë si të infiltruar të grupeve kriminale, apo janë caktuar qëllimisht nga eprorët e tyre si “të dërguar” pranë këtyre grupeve, duke legjitimuar kështu një marrëdhënie të paligjshme.

Rasti konkret i agjentit të AMP, Muço Sheqeri, që u plagos rëndë në atentatin ndaj Gilmando Danit, i cili shërbeu vetëm tre muaj në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), shërben si një shembull flagrant. Për t'u bërë pjesë e një strukture kaq të rëndësishme, kërkohet kalimi i disa filtrave dhe marrja e certifikatave të sigurisë. Fakti që ai arriti të futej në AMP tregon se ka pasur miratimin dhe "direksionin" e drejtuesve të tij.

"Ta marrësh, është ta përcjellësh, ta shoqërosh në... Do të shkosh me të, të vish me të. Kjo quhet quhet eskortim në këtë rast. Por ky nuk është rasti i vetëm. Flasim për policinë e shtetit. Të paktën në këto katër vite unë që unë merrem me dosjet e krimit, janë raste të panumërta, le të themi domethënë që informacioni që ka sot krimi është gjithmonë disa hapa përpara asaj të policisë së shtetit. Domethënë pra, kam përshtypjen domethënë që vetë policia e shtetit është bërë një lloj eskorte e krimit, sepse nuk shpjegohet dot ndryshe.

Domethënë rasti tregoi domethënë që, po flasim për ngjarjen, për Muço Sheqerin në këtë rast, agjentin e AMP. Rasti na tregoi domethënë që ai ishte vetëm tre muaj kishte domethënë që ishte në AMP. Pra në agjencinë e mbikqyrjes policore. Do të thotë domethënë që aty do të kalosh nëpërmjet disa... Po i ka marrë, i ka marrë me, le të themi, me direksionin e drejtuesve të tij. E kupton? Të cilët sepse shiko tani, ka dhe një element këtu. Mjafton që këta të kishin bërë atë që ne e quajmë ‘gugëllim’ të vetë personazhit Muço Sheqerit dhe ai ka pasur një përplasje në vitin 2011. Ka pasur përplasje me atë pastaj që ishte ministri i brendshëm pas vitit 2013 me Saimir Tahirin.", tha Dritan Laci.

atentati në rinas oficerët të infiltruar

Lini një Përgjigje