TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 10:00

Nga Elbasani shisnin kokainë në Himarë, kapen dy trafikantët e drogës

Shkruar nga Pamfleti
Nga Elbasani shisnin kokainë në Himarë, kapen dy trafikantët
Foto ilustruese

Dy persona, banues në Elbasan janë vënë në pranga pasi janë kapur duke shitur kokainë në zonën e Himarës. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin ata, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.

Gjithashtu iu është sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

kapen dy trafikantët e drogës

Lini një Përgjigje