
Një 28-vjeçar që dyshohet se përmes mashtrimit nga përfituar shuma të konsiderueshme parash është arrestuar nga policia e Korçës.
Shtetasi J.M dyshohet se ka mashtruar shumë njerëz, të njohur dhe miq, të cilëve u kërkonte shuma të konsiderueshme parash me pretendimin se ishte sëmurë dhe duhej të kurohej.
Hetimet dhe më pas arrestimi i 28-vjeçarit erdhi pasi disa persona denoncuan pranë komisariatit të policisë së Korçës 28-vjeçarin.
Mësohet se shuma e përfituar është e madhe, ndërsa dyshohet se ka mashtruar një numër të madh shtetasish, ku një pjesë e tyre kanë bërë kallëzim penal.
Lini një Përgjigje