TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2023, 21:23

Atentat në Tiranë/ Sulmohet me armë zjarri lokali i Fatjon Muratit, vritet një grua dhe plagosen 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Atentat në Tiranë/ Sulmohet me armë zjarri lokali i Fatjon
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sulm me armë zjarri ndaj një lokali në Tiranë i ka marrë jetën një gruaje dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ananstas Shundi” në zonë e "Don Boskos".  

Gruaja e vdekur ishte banakiere në lokalin ku ka pasur të shtëna. Ajo është identifikuar si Mimoza Paja, 60 vjeç. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një atetat, pasi raportohet se autorët kanë qëlluar nga larg me breshëri automatiku dhe janë largur me automjet. 

Nga të dhënat e fundit dyshimet janë se banakierja ka vdekur aksidentalisht pasi shënjestër mund të kenë qenë pronarët e lokalit. Mësohet sese lokali ku ka ndodhur ngjarja është në pronësi të Fatjon Muratit, një eksponent dhe i arrestuar më parë si pjesë e një grupi kriminal.

Vetë policia njoftoi se mes të plagosurve është dhe një vajzë e vogël, e cila ka marr dëmtime si pasojë e ciflave të xhamave. Ndërkohë janë zbardhur dhe emrat e plotë të të plagosurve, të cilët janë: Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët”, njoftoi policia.

Fatjon Murati, doli në skenë pak kohë më parë pasi u kap në makinë me Indrit Doklen, ish kreun e bandës së Durrësit.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur të dielën në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.


 

policia plagosje don bosko

Lini një Përgjigje