Lënda narkotike fshihej në arkat e bananeve në kontejnerët që niseshin nga Amerika Latine, më pas në Belgjikë, Holandë e Gjermani. Trafikantët u vendosin GPS për të gjetur vendin ku do të shkarkoheshin kontenierët.
Drejtësia belge ka dënuar me 12 vite Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS, Rrahman Rraja. Sipas mediave belge, gjykata vendosi dënim me 12 vjet burg për krerët e grupit kriminal shqiptaro-letonez, tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.
Hetuesit belgë përgjuan Rrajën teksa fliste me një person tjetër për kontejner me banane ku kishte drogë. Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.
Në vitin 2020, drejtësia belge dhe ajo gjermane pas një hetimi për gati dy vite zbuluan dhe goditën një grup kriminal të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, 6 nga të cilët janë shqiptarë, që cilësohen si drejtuesit e bandës. Mes të arrestuarve ishte edhe Ramazan Rraja.
Personat e tjerë me origjinë shqiptare të arrestuar ishin: Musa Gjikola 34 vjeç banues në Tiranë, Genti Balliu alias Flamur Balliu 37 vjeç banues në Tiranë, Bledar Pepaj 29 vjeç banues në Pukë dhe Fatmir Xhecuka 33 vjeç banues në Laç. Sipas policisë ky grup trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.
Në vitin 2018 është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shqiptarë. Operacioni ka vijuar, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, të cilët u arrestuan nga data 15 deri në 21 Dhjetor 2020 në Shqipëri dhe Belgjikë.
Lënda narkotike fshihej në arkat e bananeve në kontejnerët që niseshin nga Amerika Latine, më pas në Belgjikë, Holandë e Gjermani. Trafikantët u vendosin GPS për të gjetur vendin ku do të shkarkoheshin kontenierët. Për të mos u identifikuar, trafikantët organizonin vjedhjen me armë e me maska në magazinat e bananeve, por në fakt ata merrnin sasinë e drogës.
Sipas policisë shqiptare, grupit të trafikantëve ju sekuestrua në atë kohë rreth 232 kg kokainë, armë zjarri dhe një shumë prej rreth 200 mijë eurosh. Ndaj personave të arrestuar ka nisur hetimi pasuror. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Lini një Përgjigje