TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2025, 10:40

Incidenti i rëndë në Krujë, policia arreston 23-vjeçarin turk që përplasi me makinë rojen e parkingut

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti i rëndë në Krujë, policia arreston
Foto nga ngjarja e djeshme në Kalanë e Krujës

Policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin turk, i cili goditi me makinë një 62-vjeçar, (roje parkingu) dhe u largua

Një incident i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Krujë ku dy turistë kanë tentuar të largohen nga një parking privat pa paguar biletën.

Policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin turk, i cili goditi me makinë një 62-vjeçar, (roja i parkingut) dhe u largua. Ngjarja ndodhi pranë Kalasë së Krujës. Mësohet se i plagosuri Bujar Dedja ndodhet në spital. Ndërsa, për moskallëzim krimi është proceduar penalisht edhe një 23-vjeçar i cili ndodhej në makinë gjatë incidentit të rëndë.

Burime për mediat bënë me dije se sherri ka ndodhur ditën e djeshme, ku dy turqit kanë tentuar të largohen nga parkingu pa paguar dhe 62-vjeçari në përpjekje për t’i ndaluar, është kapur pas kofanos së makinës në lëvizje.

Turistët nuk kanë ndaluar dhe e kanë tërhequr me automjet rojen për disa metra. Ky i fundit ka rënë dhe është plagosur rëndë në rrugë.

“Shtetasi turk Y. K., 23 vjeç u arrestua në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç, pasagjer në automjet, për moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje