TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2025, 12:40

Çmenden turistët turq në Krujë, tërheqin zvarrë rojen e parkingut që nuk i la të largoheshin pa paguar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Çmenden turistët turq në Krujë, tërheqin zvarrë
Pamjet nga përplasja e rojes për parkingut nga turistët turqë që u larguan pa paguar

Sipas burimeve nga vendngjarja, gjithçka ka nisur kur turistët kanë tentuar të largohen pa paguar për shërbimin e parkimit. Situata është përshkallëzuar në konflikt, dhe roja, në përpjekje për t’i ndaluar, është kapur pas kofanos së makinës në lëvizje.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pranë Kalasë së Krujës, ku një çift turistësh dyshohet se janë përfshirë në një incident të dhunshëm me rojen e një parkingu privat.

Sipas burimeve nga vendngjarja, gjithçka ka nisur kur turistët kanë tentuar të largohen pa paguar për shërbimin e parkimit. Situata është përshkallëzuar në konflikt, dhe roja, në përpjekje për t’i ndaluar, është kapur pas kofanos së makinës në lëvizje.

Turistët nuk janë ndalur, duke e tërhequr me vete rojen për disa metra, përpara se ta linin të plagosur rëndë në rrugë. I lënduari, i identifikuar si Bujar Dedja, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar një automjet me targa të huaja në Fushë-Krujë, ku ndodheshin disa turistë me shtetësi turke. Megjithatë, deri në këto momente, nuk është konfirmuar nëse këta persona kanë lidhje me ngjarjen.

Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të rindërtuar me saktësi dinamikën e incidentit dhe për të identifikuar autorët e vërtetë.

 

turistët turq në krujë turistët turq roja parkingut

Lini një Përgjigje