TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2023, 10:10

"Jemi përfaqësues të një personi publik"/ Tentuan t’i marrin 50 mijë euro biznesmenit, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

"Jemi përfaqësues të një personi publik"/ Tentuan

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Sipas policisë, në pranga ranë A. Gj., 19 vjeç, R. B., 25 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. L., 25 vjeç.

Sipas policisë, këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.

Sakaq, janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

"Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit (duke u pezantuar si përfaqësues të një personi publik), vihen në pranga 2 shtetas. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre. Sekuestrohen 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një shtetas, për të përfituar prej tij, një shumë të madhe parash.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 19 vjeç, R. B., 25 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. L., 25 vjeç.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

50 mije euro biznesmen tirane mashtrim

Lini një Përgjigje