
Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, ku pati të shtëna me armë zjarri. Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë ka qëlluar ndaj dy të burgosurve të tjerë Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit ka ndërruar jetë. Ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në kuzhinë e burgut.
Pas të shtënave, Mjacaj ka marrë peng stafin e burgut dhe mësohet se vijon t’i mbajë nën kërcënimin e armës.
Lini një Përgjigje