Dy të rinj ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet. Mësohet se bëhet fjalë për një 25-vjeçar dhe një 24-vjeçar.
25-vjeçari banues në Beratm shisgte kokainë mee doza, të cilat u sekuestruan nga policia.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit Nr. 1 dhe 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza të gatshme për shitje.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.
Q. Z, 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.
Gjatë kontrolleve të kryera policia sekuestroi një sasi kanabisi dhe kokaine, peshore elektronike dhe aparate celular.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje