TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2025, 12:19

Mbante armë pa leje në biznesin e tij në Bubq, arrestohet 68-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Mbante armë pa leje në biznesin e tij në Bubq, arrestohet

Policia e Krujës ka finalizuar një operacion në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve në një subjekt privat në fshatin Bubq, uniformat zbuluan një armë zjarri pushkë dhe një armë tjetër jofunksionale, e dyshuar si relike lufte.

Në pranga përfundoi 68-vjeçari Naim Kallaku, i cili i mbante armët në ambientet e biznesit të tij.

"Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K. u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje